Aktorja turke, Meryem Uzerli, mahniti shikuesit me bukurinë dhe mençurinë e saj si sulltanesha Hyrrem serialin për sulltan Sulejmanin, “Muhtesem Yuzyil”.
Por, pavarësisht se lumturia nuk e ka shoqëruar gjithmonë në jetë, ajo tashmë duket se më në fund shijon paqen dhe lumturinë.





E famshmja ‘Hyrrem’ përpiqet të jetë nëna më e mirë e mundshme për vajzat e saj Lara (shtatëvjeçare) dhe Lily Koi, e cila në janar do të mbushë një vjet.
Edhe pse i është rikthyer dashurisë së saj të parë – aktrimit, duket se Meryem është përfshirë edhe në ujërat e modelingut, ajo punon si modele në promovimin e markave të modës, ndërsa aktualisht është fytyra e “Maison Novague”, e cila do të prezantojë koleksionin e parë në pranverën e vitit të ardhshëm.