Shkollat Në Sistemin Online, Ky Është Lajmi I Fundit

Në takimin virtual të zhvilluar sot me drejtorët e DKA-ve, ministrja Nagavci ritheksoi edhe një herë që duhet të bëjmë përpjekje maksimale që shkollat t’i mbajmë të hapura, ndërsa shtoi se, vaksinimi krijon parakushtet për zhvillim të suksesshëm të procesit mësimor.

Ministrja Nagavci po ashtu bëri të ditur se, task forca në nivel të Ministrisë në takimin e djeshëm ka diskutuar nivelin e rrezikshmërisë për zhvillimin e procesit mësimor me prezencë fizike dhe çështje të tjera me fokus në situatën e krijuar pas shtimit të numrit të të infektuarve në mësin e nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit tjetër në shkolla. Ajo theksoi se në këtë takim është kërkuar nga drejtorët komunal të arsimit që vendimet për kalimin e zhvillimit të procesit mësimor nga një skenar në tjetrin të bëhet duke u bazuar në situatën epidemiologjike në shkolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published.