Një eksperiment social është realizuar nga “Shqiptarët për shqiptarët” në bashkëpunim me një kompani private, duke përzgjedhur disa kandidatë për intervistë pune.





Vendi vakant ishte ai i drejtorit ekzekutiv, post që të intervistuarit u surprizuan jo pak kur e mësuan.
Teksa i renditeshin kushtet e punës, kandidatët pak nga pak filluan të distancoheshin.
Të kalosh 24 orë në punë, pa ditë pushimi, fluks gjatë festave, përballja me klientë të vështirë.
6 muajt e parë pa të drejt page – të gjitha këto kandidatët i renditën si arsye për të mos pranuar postin.