Takimi Me Nënën, Ndjekësit Kri tikojnë Nusretin: Pse Nuk I Blen Shtëpi Më Të Mirë Prindërve?

Nusret Gokçe, është emri i biznesmenit dhe kuzhinerit të njohur turk.

Ai së fundi ka postuar një vi deo ku shihet të jetë takuar me nënën e tij pas dy vitesh.

Por pas asaj video ai u kritikua jashtë mase, komentuesit kanë nisur me pyetjet përse nëna e 38-vjeçarit të njohur si Salt Bae bën jetë modeste, pavarësisht pasurisë së tij.
“Si ka mundësi që i mban syzet kur takon mamanë, Ti je shumë i pasur, pse nuk blen një shtëpi më të mirë për prindërit e tu? Ke 2 vjet pa e parë? Pse, ti ke para?,”janë disa nga komentet e shumta që i kanë shkruar atij.

Kuzhinieri turk posedon një rrjet restaurantesh të quajtura Nusr-Et, dhe i ka të shpërndara në vendet më luksoze të botës.

Ushqimet e tij njihen për çmimet e shtrenjta ku disa prej gatimeve kalojnë dhe shifrat mbi 1000 dollarë./Lajmi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.