Dhe në fund, me të vërtetë mund të themi se kemi të bëjmë me një transformim të paparë. Nga një njeri me flokë të gjata të bardha, mjekër të thinjur, i veshur “si në pikë të hallit”, Jose kthehet në një zotëri të vërtetë.





Ai pret flokët e mjekrën, i lyen ato me nuanca të ngjyrës së zezë, heq vetullat, rruhet, krihet e në fund vishet me atlete e pantallona plotë ngjyra. Të gjitha këto e bëjnë të shndërohet në një zotëri që i bën njerëzit të kthejnë kokën kur ai kalon në rrugë.
Ndryshimi është aq i madh, saqë kur kthehet dhe shikon veten në pasqyrë, e ka jo vetëm të vështirë ta besojë, por gati-gati nuk e njeh më veten tij. E njëjta gjë u ndodh edhe miqve të Jose, të cilët e takojnë në rrugë. Me të vërtetë ndryshe, apo jo?