Tirana Dyndet Për Furnizim Me Miell, Shqiptarët Nxitojnë Të Blejnë Sa Më Shumë

Krahas rritjes së kërkesës për blerje, një nga tregtarët theksoi dhe rritjen e çmimit në ditët e fundit, ndërsa shtoi se ka pasur dhe mungesa.

“Është rritur me 10-15 % deri tani. Këtu e mbrapa nuk e di, është thënë që do rritet, të vërtetën nuk e dimë. Të gjithë fabrikat e kanë rritur dje dhe sot”.

“Dje kur shkova për të marrë miell, ishte bllokuar. Nuk jepnin miell, sepse thoshin se do të rritet çmimi. Ai që ka pasë marrë një thes, tani merr 5 thasë” – u shpreh një tregtar.

Aktualisht Rusia dhe Ukraina janë furnitorët kryesorë të Europës me grurë. Shqipëria afro 70% të drithërave i siguron nga Serbia dhe Rusia

Leave a Reply

Your email address will not be published.