Torta Më E Bukur E Të Gjitha Kohërave!

Receta e ëmbëlsirës kërkon kohë për përgatitjen, por është mjaft e shijshme dhe delikate

Një ëmbëlsirë ideale për t’u përgatitur për një festë ose për ndonjë rast tjetër special. Mos e lini pa provuar!Përbërësit e nevojshëm për kore:
– 6 të bardhë të vezëve,
– 6 lugë sheqer,
– 100 gramë kokos,
– 100 gramë arra të bluara (më mirë është të keni lajthi),
– 3 lugë mielli dhe pluhur për ëmbëlsira.

Përgatitja:Tundni të bardhët e vezëve, shtoni sheqerin, kokosin, arrat, miellin dhe pluhurin e ëmbëlsirave dhe që të gjitha bashkë t’i përzieni dhe piqni në 180 gradë rreth 15 minuta.

Për fill nevojiten:

– 200 gramë ajkë të ëmbël,
– 100 gramë arra të bluara trashë,
– 100 gramë pemë të thata sipas dëshirës (të grira imët),
– 100 gramë sheqer.
Fërgoni pak arra në tigan, shtoni sheqerin dhe lini që të karamelizohen, pastaj shtoni edhe pemët e thata. Karamelen shtojani ajkës së ëmbël dhe sapo të vlojë përzierja hiqeni nga shporeti. Lëreni që përzierja të ftohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.