Trendi më i ri: Unaza me GPS për të ditur në çdo moment ku është partneri, ja sa kushtojnë

Edhe pse për shumë përdorues unaza martesore me GPS mund të jenë alternativa ideale, për shumë të tjerë mund të jetë një tregues i sjelljes posesive dhe kontrolluese në martesë. Këto unaza inovative thuhet se e kanë origjinën në Brazil, duke u prodhuar nga një kompani e quajtur “Boyfriend Tracker”.  Ato shpesh funksionojnë ose sinkronizohen përmes një çipi të quajtur ‘aleanca’, ku çiftet sinkronizojnë unazat e tyre me njëri-tjetrin përmes një kodi që u lejon atyre të njohin vendndodhjet e tyre.

Gjithashtu, këto unaza kanë sensorë të aftë për të zbuluar kur njerëzit ndalojnë përdorimin e unazës. Në këtë mënyrë, mund të regjistrohet koha, momenti dhe vendi në të cilin aksesori i përmendur ndaloi së përdoruri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.