U Tha Se Ishin Vetëm Miq/ Fifi Dhe Graniti Fotografohen Shumë Afër, Ka Folur Edhe Arbana Osmani

Fifi dhe Granit Cana ishin ish dy banorët më të komentuar të këtij edicioni të BBV. Ndonëse raportet e tyre fillimisht linin të kuptonin se ata do dalin çift nga shtëpia e famshme, gjërat brenda pak ditësh ndryshuan.

Me siguri e mbani mend deklaratën e vonshme të Granitit që Fifin e sheh si ‘motër’, ku këngëtares i mbeti shumë hatri por pas gjitha keqkuptimeve vendosën që të mbesin miq.

Edhe pse ditë më parë Graniti në njërin nga televizionet kosovare kishte treguar gjatë intervistës se takimi i parë i tij me Fifin pas daljes nga shtëpia nuk ka shkuar edhe mirë.

Por mbrëmë eventi i Top Channelit i ka bërë sërish bashkë dy ish banorët, meqë rast ata publikuan një foto së bashku për t’iu plotësuar dëshirën e flaktë të fansave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.