Një lexues i Telegrafit i cili ka dërguar edhe pamje nga pika kufitare Serbi-Hungari, ka treguar se janë duke pritur në këtë pikë më shumë se 20 orë.
Ai ka thënë se nuk e dinë arsyen e vonesës që po u bëhet për të kaluar kufirin, derisa ka kërkuar që autoritet e Kosovës të ndërmarrin masa.





Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që bashkatdhetarët presin me orë të tëra në pikën kufitare Serbi-Hungari.
Ndërkaq në pikat e kalimit kufitar të Kosovës, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë Merdarë ku për të dalë nga kjo pikë kufitare, pritjet janë deri në 3 orë.