Kane nisur kufizimet e shitjes të vajit për konsumatorin nga supermarketet.
Në kryeqytet në disa pika supermarketesh të pyetura nga “Monitor” nuk lejohej shitja e vajit më tepër se 5 litra për konsumator. Kufizimit e tregtimit kishin nisur prej pak ditësh. Në një pikë tjetër të tregtimit të mallrave ushqimore, sasia e kufizuar e blerjes të vajit të lulediellit ishte deri në 6 litra.
Situata është e ngjashme edhe në rrethe. Konsumatorë nga qytete të Librazhdit dhe Elbasanit të pyetur nga “Monitor” thanë se në disa supermarkete prej 1 jave nuk mund të blejnë më shumë se 6 litra vaj luledielli, ndërsa në qytetin e Pogradecit rrjete të ndryshme supermarketesh kanë vendosur kufizime të shitjeve deri në 3 litra.