Vishuni Më Shumë Rroba, Do Të Jetë Më Ftohtë, Ngrica E Temperatura Të Ulëta

Edhe sot në Kosovë pritet të jetë goxha ftohtë. Sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.

Në mëngjes dhe gjatë natës pritet të ketë ngrica, prandaj apelohet te ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në trafik.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.