Viti 2022 Nis Me Një Lajm Të Mirë Për Shqiptarët, Rritet Rroga

32 mijë lekë do të jetë paga minimale në Shqipëri. Ky vendim hyn në fuqi duke filluar nga dita e sotme, pas një angazhimi të qeverisë që deri në fund të mandatit të tretë paga minimale në vend të shkojë në 40 mijë lekë në muaj. Më parë paga minimale ishte 30 mijë lekë.

Nga ana tjetër është paralajmëruar se nga korriku i këtij viti do të ndryshojë edhe tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot).

Leave a Reply

Your email address will not be published.