Vuçiq Shqiptarëve: Duam Ta Shihni Serbinë Si Shtëpinë Tuaj Të Dytë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i cili po qëndron në Tiranë në kuadër të takimeve për ”Ballkanin e hapur”, ka bërë një thirrje për shqiptarët e maqedonasit, që Serbinë ta shohin si shtëpinë e tyre të dytë.

Kjo madje sipas tij meqë ngjashëm duan të ndihen edhe serbët, kur vizitojnë Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut, njofton Klankosova.tv.

”Kemi arritur që gjërat të ecnin në mënyrë që të qytetarët e vendeve tona të shohin arritjen. Kjo nismë s’ka të bëjë as me Serbinë e madhe, as me Shqipërinë e madhe. Le të mos humbasin në këto diskutime që kanë të bëjnë me të shkuarën, sepse duke folur për këto gjëra, nuk mund mund të shkojmë kah e ardhmja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.